E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk do ta shkatërroj Parkun e Liqenit

Në kuadrin e hartimit të buxhetit për vitin 2009 "Thuaj Fjalën Tënde" me qytetarët e Njësisë Bashkiake numër 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka premtuar se ndërhyrja në Parkun e Liqenit, nuk do ta betpnizojë atë, por do ta transformojë cilësisht. "Në këtë Park ne do të mbjellim rreth 2600 pemë, do të vendosim rreth 70 ndriçues, do të rikonstruktojmë gjithë rrugën jugore të parkut që është rreth 1 km e gjysmë dhe pa dyshim edhe një nga rrugët kryesore që është rruga "Vëllezërit Frashëri", tha Rama. Sipas tij, Parku i Liqenit nuk do të ketë asnjë ndërtim dhe asnjë metër katror më pak se ç‘ka. Përkundrazi, do të ketë më shumë pemë, do të ketë rrugë të reja dhe të rindërtuara tërësisht për këmbësorët, për biçikletat dhe për vrapuesit. Do të ketë korsi të veçanta, ashtu sikundër do të ketë ndriçim publik, stola për të moshuarit dhe për të dashuruarit dhe do të ketë në fazën e dytë të ndërhyrjes, një rindërtim të fasadës ujore që do të bëhet rezervuari qendror me një cilësi të nivelit europian ku do të hyjë edhe plazhi urban tek diga e sotme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›