Infermierët: Nuk po na japin shtesat e rrogës
Infermierët e Spitalit Ushtarak dhe punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik nuk i kanë marrë shtesat e pagave prej katër muajsh që pas daljes së vendimit nga qeveria. Ndihmësmjekët e Spitalit Ushtarak kanë kërkuar sqarime dhe shpjegime nga zyra e financës së spitalit, por arsyeja e dhënë prej tyre është vonesa e mbërritjes së shkresës zyrtare nga ministria. "Shtesat e pagave nuk janë marrë pasi ende nuk ka mbërritur relacioni i zbardhur nga qeveria për rritjen e shtesave të pagave të infermierëve", sqaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Sipas zyrës ekonomike të këtij dikasteri, pavarësisht marrjes së vendimit, procedurat kërkojnë zbardhje të vendimit në mënyrë që infermierët të marrin përfundimisht shtesat e pagave sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Një muaj më parë, punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik kanë protestuar një orë, duke lënë punën, për të tërhequr vëmendjen dhe për t‘u ankuar për neglizhencë lidhur me çështjen e përfitimeve të tyre. Pavarësisht protestës, deri tani, kjo çështje ka mbetur pezull. Infermierët e Spitalit Ushtarak kanë menduar që ta zgjidhin këtë problem me një ankesë zyrtare, e cila do të dërgohet në Kryeministri, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tek Avokati i Popullit. Ankesa pritet të firmoset nga të gjithë infermierët, të cilët nuk e kanë marrë shtesën e pagës, edhe pse kanë kaluar katër muaj nga marrja e vendimit për rritje me 15 për qind. Pavarësisht vendimit, i cili i nis efektet financiare që nga muaji korrik, ndihmësmjekët e Ushtarakut e shikojnë me dyshim atë. Një vit më parë, ka ndodhur i njëjti problem dhe, sipas tyre, nga gjashtë muaj përfitime, ata kanë marrë vetëm gjysmat.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pak kohë më parë, korriku do të ishte muaji i rritjes së pagës me 15 për qind. Përllogaritjet se sa do të bëhet paga janë bërë nga specialistë të kostos në Ministrinë e Shëndetësisë dy muaj më parë dhe, sipas ndarjes në kategori, çdo mjek, infermier, apo punonjës i shëndetësisë, përfiton nga rritja, por edhe në bazë të vjetërsisë apo vështirësisë në punë. Rritja mesatare e pagave nga vendimi është 15 për qind. Për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 për qind, ndërsa për nëpunësit civilë, punonjësit e administratës në Ministrinë e Shëndetësisë, rritja e pagës ishte vetëm 5 për qind. Efekti financiar, që rrjedh nga zbatimi i vlerave të reja të pagave, përballohet nga fondet e politikave të parashikuara në buxhetin e shtetit, për rritjen e pagave për vitin 2008. Në kategorinë e më të vlerësuarve financiarisht janë infermierët e turnit të tretë.