Venger optimist Arsenal do te kerkoje titullin

Arsenali do të kërkojë titullin kampion në Angli. Me këtë bindje trajneri i skuadrës londineze, Arsene Venger është paraqitur përpara mediave në prag të ndeshjes së ardhshme në Premier Ligë kundër Blackburn. Tenkiku francez është shprehur se skuadra e tij i ka kaluar problemet me të cilat u përball në fillim të sezonit, pas largimit të yjeve Cesk Fabregas dhe Samir Nasri.
“Është e vërtetë që në ndeshjet e para vuajtëm mungesat e lojtarëve që u larguan gjatë merkatos. Por tani kemi fituar sërish besimin në vetmvete dhe këtë e treguam edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Unë jam optimist se skuadra do të dijë të reagojë edhe në sfidën e radhës”, ka bërë të ditur Venger, skuadra e të cilit barazoi 1-1 kundër Borusias në përballjen e Champions në mesjavë.
Me largimin e Fabregas dhe Nasri, Venger përforcoi skuadrën me blerjen e Arteta, Benayon dhe gjermanin Mertesaker. “Janë tre lojtarë shumë të rëndësishëm që kanë shtuar dozat e optimizmit për të gjithë. Sigurisht do tën jetë shumë e vështirë, por mendoj se Arsenali do të jetë në garë me pretendentët e tjerë për titullin kampion”, ka përfunduar Venger.
Arsenali ka bërë një nisje të keqe sezonit të Premier Ligës, ndërsa në katër ndeshje të luajtura ka grumbulluar vetëm katër pikë.
Nertan Prifti