E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europiani i basketbollit Rusia e Franca ne gjysme finale

Rusia dhe Franca janë dy skuadrat e tjera që arritën të kualfikohen për në gjysmëfinalet e kampionatit europian të basketbollit. Përfaqësuesja ruse, e cila fitoi titullin kampion në vitin 2007, mundi Serbinë me rezultatin 77-67, ndërsa francezët triumfuan ndaj Greqisë me shifrat 64-56.

Adrei Kirilenko ishte heroi i ndeshjes për Rusinë, pasi basketbollisti që luan në kampionatin amerikan NBA regjistroi 14 pikë dhe 11 rebaund, duke ndihmuar skuadrën e tij të hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Pas këtij suksesi, basketbollistët rusë e kanë konfirmuar veten si një nga pretendentët kryesorë të kompeticionit që po zhvillohet në Lituani, ndërsa rivalët më të fortë për ta pritet të jenë spanjollët.

Në gjysmëfinale Rusia do të përballet me Francën, e cila bëri një ndeshje të shkëlqyer nga ana taktike për të mposhtur Greqinë. Edhe një këtë sfidë njeriu i ndeshjes ishte lojtari i NBA Tony Parker, vendimtar për francezët sidomos në periodën e fundit. Megjithëse nuk parashikohej në listën e pretendentëve, pas kësaj fitoreje, Franca do të luajë të gjitha shanset e saj për të triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit europian.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›