Carvalho krenohet me Realin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 16:45
Ricardo Carvalho ka shprehur mendimin e tij se secili futbollist dëshiron të luan për Real Madridin duke shtuar se ndihet krenar që është pjesë e gjigantit spanjoll.
Mbrojtësi portugez iu bashkua Realit nga Chelsea në verën e vitit 2010 dhe është një prej futbollistëve kyç në Santiago Bernabeu.
“Ishte hap i madh për mua. Kam kaluar gjashtë vite të shkëlqyeshme në Chelsea e pastaj erdha në klubin më të madh në botë. Jam krenar që jam këtu dhe që luaj për Real Madridin. Çdo futbollist dëshiron të jetë në një klub si ky”, tha Carvalho për Real Madrid TV.