E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon ngordhja enigmatike e zogjve

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:15

Ngordhja enigmatike e zogjve në SHBA po vazhdon. Në një qytet, në shtetin e Arkanzasit, me mijëra zogj ranë të ngordhur nga qielli natën e Vitit të Ri. Tani, rreth 600 kilometra më në jug, u zbuluan mbi 500 zogj të ngordhur. Zogjtë e ngordhur u zbuluan në afërsi të qytetit Pointe Coupee, në Luiziana, njoftuan mediet lokale, duke shtuar se rrethanat e ngordhjes së tyre mbeten të pasqaruara.
Edhe në Suedi janë shënuar raste enigmatike të ngordhjes së zogjve. Në qytetin e vogël, Falkoping, të martën në mbrëmje u zbuluan rreth 100 zogj të ngordhur në një rrugë, njoftuan mediet lokale.
Para ngordhjes më të re të zogjve në Luiziana, vëmendjen e opinionit amerikan e tërhoqi ngordhja masive e zogjve në shtetin e Arkanzasit. Ekspertët theksuan se zogjtë me gjasë kanë fluturuar më ulët se sa që fluturojnë zakonisht, si rezultat i fishekzjarrëve për natën e Vitit të Ri, duke qëlluar me gjasë objektet përreth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›