Agger mund të shitet

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka pranuar se klubi mund ta shesë Daniel Aggerin nëse Manchester City përmbush kërkesën e tyre për mbrojtësin danez.
27 vjeçari nuk e ka të sigurt qëndrimin ne Anfield Road për sezonin e ri pavarësisht dëshirës së tij të qëndrojë në klub. “Çdo futbollist ka një çmim. Por, asnjë menaxher nuk dëshiron të humb futbollistët e tij më të mirë”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.
Agger iu bashkua Liverpoolit më 2006 nga Brondby dhe ka bërë 170 paraqitje duke realizuar 8 gola.