E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Gotze

Ylli i Borussia Dortmundit, Mario Gotze është kthyer në stërvitje pas mungesës në pjesën më të gjatë të përgatitjeve. Ai mund të jetë gati për duelin me Bayern Munichun këtë fundjavë në Superkupën e Gjermanisë.

20 vjeçari shkëlqeu edicionin e kaluar derisa Dortmund mbrojti titullin e kampionit në Bundesligë. Gjatë kësaj vere, Gotze kërkohej nga Manchester United por Dortmund insistoi se kërkon 40 milionë funte për shitjen e tij.

Ylli gjerman ka vendosur të mbetet në Dortmund dhe duket se ka tejkaluar problemet fizike dhe është i gatshëm ti ndihmojë ekipit duke filluar nga dueli me Bayernin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›