Dinamo do të përmirësohet

Por, edhe nëse nuk e arrin këtë, gjiganti kroat të paktën do të mund të luaj në Europa League, falë fitores që e shënoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sheriff Tirasol me rezultat 4:0. Golin e dytë në këtë takim e ka shënuar sulmuesi pejan, i cili edhe në përballjen e parë e kishte shënuar golin e vetëm të takimit.
“Jemi nën presion. Së fundmi kemi luajtur shume keq, por jemi një skuadër e bashkuar. Ne e kemi shënuar një fitore të rëndësishme, me të cilën jemi kualifikuar në Europa League, por ky nuk është synimi ynë, ngase ne duam të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Beqiraj.
“Tani jemi në pritje, do të shohim se kundër kujt do të luajmë dhe do të synojmë të shkojmë tutje. Sigurisht se do të përmirësohemi. Ne e dëshmuam këtë në ndeshjen e fundit. Edhe për veten mendoj se jam duke u përmirësuar. Unë kam shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe jam i lumtur, posaçërisht për faktin qe jemi kualifikuar”, ka përfunduar ish sulmuesi i Shqiponjës së Pejës.