Kërkojnë kthimin e Berlusconit

“Ai ende nuk ka vendosur”, theksoi Alfano, ndonëse, sipas tij, në parti po “i bëhet presion Berlusconit për të garuar, meqë është më i fuqishmi, dhe për shkak se mund të bëjë shumë për Italinë”.
bazuar në një hulumtim të 14 korrikut, ditorja ‘La Repubblica’ pohon se një koalicion i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Berlusconi, do të fitonte 30 përqind të votave – ndonëse këtë përqindje do ta fitonte edhe nëse Alfano të ishte kandidati kryesor. Nga i njëjti hulumtim rezulton se 64 përqind e italianëve kanë mendim negativ për qeverinë e fundit të Berlusconit.
Berlusconi ishte kryeministër italian në periudhat 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011.
Muajin e kaluar Berlusconi bëri me dije se do të rikthehet në politikë megjithëse kandidimi i tij për kryeministër nuk është konfirmuar zyrtarisht.