Chelsea do të fitojë sërish

Mesfushori ofanziv i Chelseat, Juan Mata ka theksuar se është optimist se gjiganti londinez do të fitojë tituj të tjerë në edicionin e ri.
Spanjolli iu bashkua Chelseat nga Valencia verën e shkuar dhe i ndihmoi ekipit të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup. 24 vjeçari synon sukses të mëtutjeshëm në Stamford Bridge. “Ndihem shumë mirë dhe jam optimist për sezonin e ri. Mendoj se do të jetë një tjetër vit i mirë për ne”, deklaroi Mata për Chelsea TV.
“Sigurisht, dëshira jonë është të fitojmë trofe të tjerë, Premierligën ose Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.