E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agger përfundon sezonin?

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger mund të mungojë për një kohë të gjatë, ka njoftuar menaxheri Brendan Rodgers.

Reprezentuesi danez u dëmtua pas një përplasje me bashkëlojtarin Glen Johnson dhe u bart jashtë fushës në humbjen 2-1 nga Manchester United në Anfield Road të dielën. Pas takimit, Rodgers deklaroi se stafi mjekësor i ekipit dyshon se 27 vjeçari ka lënduar rëndë gjurin.

“Agger, duhet të presim. Por, duket se ka lënduar rëndë gjurin dhe disa mjek më kanë thënë se mund të jetë problem me ligament. Ai mund të mungojë gjatë”, deklaroi Rodgers.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›