Super Koscielny

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger lavdëroi Laurent Koscielnyn pasi qendërmbrojtësi shënoi golin që ia solli skuadrës një pikë nga udhëtimi te Manchester City të dielën.
27 vjeçari zëvendësoi Thomas Vermaelenin pasi kapiteni mungoi për shkak të një virusi, dhe shënoi golin e barazimit 1-1 duke anuluar epërsinë e nikoqirit. Wenger ka theksuar se ndihet i sigurt kur Koscielny është në fushë.
“Nuk kam brenga për Koscielnyn, ai është mbrojtës i nivelit të lartë. Kemi tre mbrojtës kualitativ dhe do të bëjmë rotacion”, deklaroi ai për Sky Sports News.