E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi dhe Allegri si fëmijë

Ish qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka kritikuar trajnerin Massimiliano Allegri dhe ish bashkëlojtarin Pippo Inzaghi për përplasjen e tyre të javës së kaluar.

Allegri dhe Inzaghi janë munduar të heshtin ngjarjen edhe pse mediet italiane raportuan se ata kishin shkëmbyer ofendime të rënda kur Allegri kishte vizituar sektorin e të rinjve ku Inzaghi tani drejton skuadrën Allievi.

“Nëse vërtetë ka ndodhur ajo që kam lexuar atëherë ishte një ngjarje e fëmijëve”, deklaroi Nesta i cili u largua nga Milani pas përfundimit të sezonit të kaluar duke iu bashkuar skuadrës Montreal. “Ata janë sjell si fëmijë”, përfundoi ish qendërmbrojtësi i Lazios i cili nga 2002 deri 2012 mbrojti ngjyrat e Rossonerëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›