E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agger s’ka frikë nga Ronaldo dhe Van Persie

Kapiteni i Danimarkës, Daniel Agger nuk frikësohet para përballjeve me Portugalinë, Holandën dhe Gjermaninë në kuadër të Grupit B në Euro 2012.

Danimarka është në të ashtuquajturin ‘Grupi i Vdekjes’, por Agger ka theksuar se skuadra e tij ka një plan me të cilin do të ballafaqohen me yjet e ekipeve rivale. Ai insiston se Danimarka nuk duhet të përjashtohet nga gara për kualifikim të mëtutjeshëm.

“Kam luajtur çdo javë kundër yjeve si Ronaldo e Van Persie, nuk është asgjë e re për mua. Kemi studiuar lojën e tyre dhe kemi një plan me të cilin besojmë se do të jemi të suksesshëm. Po ashtu besoj se Danimarka mund të kualifikohet tutje, edhe pse jemi në një grup të fortë”, deklaroi Agger për Kicker.de.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›