NATO liron 4 mjeket e rrëmbyera në Afganistan

Forcat speciale të misionit të NATO-s kanë liruar katër femra, punonjëse humanitare që mbaheshin nga militantët në një shpellë në veri të Afganistanit.
ISAF-i bëri të ditur se pengjet, dy mjeke perëndimore dhe dy kolege të tyre afgane, u shpëtuan të shtunën në një bastisje në orët e para të mëngjesit.
Ato u rrëmbyen me 22 maj në krahinën Badaksan dhe janë mbajtur për 11 ditë në shpellë.
Të katra mjeket punonin për MedAir, një organizatë humanitare joqeveritare me seli në Zvicër.
Gjenerali amerikan, John Alen, komandant i lartë i forcave amerikane dhe NATO-s në Afganistan, tha se forcat e koalicionit e kryen misionin e shpëtimit me mbështetjen e ministrisë së Brendshme afgane.
Zyrtarët afganë tha se pesë militantë u vranë gjatë operacionit. Mjeket janë në gjendje të mirë shëndetësore