Vertonghen drejt Tottenhamit

Mbrojtësi i Ajaxit, Jan Vertonghen është shumë pranë transferimit në Tottenham, në marrëveshje me vlerë prej rreth 10 milionë funtesh, kanë njoftuar mediet angleze të shtunën.
23 vjeçari ka zgjuar interesim nga shumë klube në Premierligë por besohet se refuzoi Arsenalin për të kaluar te rivali londinez, Tottenham. Pavarësisht njoftimeve, mbrojtësi belg ka mohuar finalizimin e marrëveshjes për transferim në White Hart Lane.
“Asgjë nuk është e konfirmuar. Ende jam futbollist i Ajaxit”, shkroi ai në Twitter.