E Shtunë, 31 Tetor 2026

Play - Out, Kastrioti - Lushnja

Kastrioti e Lushnja do të luajnë të dielën në "Qemal Stafa" (ora 16:00) ndeshjen play-out, që sipas stafeve të dy klubeve vlen sa për gjithë sezonin, pasi fituesi i këtij cifti do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
KASTRIOTI – Skuadra krutane ia doli të zërë një vend në zonën play-out në Kategorinë Superiore edhe pse i luajti të gjitha takimet jashtë fushës së tij, për shkak të rikonstruksionit të stadiumit. Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu është qartë: "Jam i bindur se do ta kalojmë provën me Lushnjën. Kastrioti ka potencialin për ta fituar ndeshjen". Kastrioti, që zuri vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme të Superligës, ka disa lojtarë cilësorë brenda grupit si Rizvanolli, Gallo, Turdiu.
LUSHNJA – Me dy lojtarë me përvojë si Bardhul Elezi e sulmuesi kavajas Dorian Bubeqi, por edhe me Sefën, Spahon e Dhimën, verdhejeshilët e trajnerit Artan Bano, besojnë te fitorja kundër Kastriotit, cka do ti ringjiste klubin e themeluar në vitin 1926 mes 12 skuadrave më të mira të Shqipërisë pas dy vite mungesë, kur për herë të fundit në Superligë ka luajtur në sezonin 2005-2006. Vendi i tretë në Kategorinë e Parë, për më tepër me pikë të barabarta me të dytin (Apoloninë), i motivon lushnjarët për të mos e nisur takimin si inferiorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›