E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Çeku i bashkohet PDK-së

 Agim Çeku, ministri aktual i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të sigurta i thanë portalit Koha.net se vendimi i tij do të bëhet publik shumë shpejt, pasi të legalizojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PSDK-së.

Kjo parti, e cila në koalicion me AKR-në u bë pjesë e bashkëqeverisjes në Kosovë, brenda javës do të zgjedhë kryetarin e ri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›