E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 46 vjeçarit, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se është vrasësi i 46 vjeçarit Rexhë Raci, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në fshatin Ujmirë.

Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari është rreth 45 vjeç dhe në shtëpinë e tij janë gjetur edhe një pistoletë “M-57” e cal.7.62x25mm, si dhe një karikator me gjashtë fishekë të cal.7.62x25mm.

“Me datën 15.01.2013 rreth orës 14:30, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar të mundshëm vjeç rreth 45, si kryerësi i vrasjes së shtetasit Rexhë R.”, thyhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar ./Indeksonline/.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›