Agim Cekuvizitë dy ditorenë Shqipëri
PRISHTINË- Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selim dhe një delegacion i zgjeruar, sot udhëtuan për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
Burime zyrtare të ministrisë kosovare bëjnë të ditur se delegacioni i Ministrisë së FSK-së, krahas vizitave që do te bëjë ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do të takohet me Presidentin Bamir Topin dhe Kryeministrin Sali Berisha.
Delegacioni do të vizitojë edhe oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, që po trajnohen në Akademinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Kjo është vizita e parë zyrtare në Shqipëri e Çekut në cilësinë e ministrit të FSK-së.
(m.a/BalkanWeb)