E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spindelegger viziton Kosovën

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 21:30

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, vjen të premten për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri austriak do të ketë takime me përfaqësues institucionalë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t’i japë Austria Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

Sipas një njoftimi të MPJ-së së Kosovës, tema kryesore të takimeve të tij do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe roli i Austrisë në këtë proces.

Po ashtu do të flitet edhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj.

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, do të takohet edhe me presidentin Behgjet Pacolli, kryeministrin Hashim Thaçi dhe liderët të pakicës serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›