E Diel, 1 Nëntor 2026

VV kërkon shtyrjene regjistrimittë popullsisë

PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosja duke pasur parasysh mangësitë teknike, por edhe shkaqet politike këkon nga institucionet të marrin vendim për shtyrjen e datës së regjistrimit të popullsisë, i parashikuar të zhvillohen nga 1-15 prill 2011.

“Nga zhvillimet e deritanishme, vërehet qartë se ky proces po përcillet me probleme dhe mangësi të mëdha si në aspektin organizativ e po ashtu edhe në atë teknik. Probleme këto që do të sjellin pasoja politike për shoqërinë tonë e që për Lëvizjen Vetëvendosje janë të papranueshme”, - bën të ditur agjencia e lajmeve Telegraf, duke publikuar njoftimin për shtyp të kësaj lëvizjeje.

Ndërkohë që mësohet se Vetëvendosja vlerëson faktin se nësë vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë marrë vendime për shtyrje të regjistrimit të popullsisë, një gjë të tillë mund ta bëjë edhe qeveria e Kosovës.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›