E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Doçi: Tradita me bashkëkohoren vijnë në festivalinShqipëria është kulturë

Të rinj nga mbarë Shqipëria do të garojnë në skenën antike të Apollonisë

Të rinj nga mbarë Shqipëria janë pjesë e audicionit të muzikës, pikturës, kërcimit apo aktrimit për të konkurruar nga datat 6-9 maj në parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe për të fituar Çmimin e Madh për audicionin e evenimentit "Shqipëria është kulturë,

si dhe për tu bërë pjesë e një turneu në disa kryeqytete të Evropës me destinacion Brukselin në javën e kulturës evropiane. Fituesit kryesor në mënyrë simbolike do të emërtohen Ambasadorët e Kulturës Bashkëkohore Shqiptare. Qëllimi kryesor i këtij evenimenti është afrimi i të rinjve shqiptarë me trashëgiminë e tyre kulturore, pasi prezantimi i kulturës antike, që në bashkëpunim me atë bashkëkohore e sjellë nga të rinjtë, është element thelbësor i procesit të identitetit, e që shërben për të tërhequr një numër gjithnjë e më të madh turistësh, për ti dhënë një shtysë dhe rëndësinë që i takon turizmit në këtë vend, e natyrisht për të akredituar një imazh pozitiv të Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve. Të paktën 250 të rinj e të reja, të moshës 16-25 vjeç, ishin pjesë e audicioneve dhe emocioneve për kualifikimin në eventin më të madh kulturor që do të zhvillohet në Apolloni. Të organizuar për Tiranën dhe Durrësit, ata janë prezantuar në ambientet e Teatrit të Metropolit në kryeqytet, me materialet e përgatitura me këtë rast, mes një jurie shumë profesioniste, me emra si Agron Xoxa, Agim Doçi, Kastriot Cipi etj. Juria me përfaqësues poetin e këngëve Agim Doçi si dhe rektori i Universitetit Europian të Turizmit Salvatore Mesina shprehin pjesëmarrjen e lartë të të rinjve edhe nga trojet e tjera shqiptare. Skenaristi i këtij festivali Agim Doçi tregon se përzgjedhja e të rinjve do të jetë në 26 rrethe të vendit, por pjesëmarrëse do të jenë dhe të rinj nga gjimnazet e Ulqinit, Gjakovës dhe Dibrës së Madhe. Iniciativa që gërsheton bashkëkohoren me antiken dhe vendos në qendër të kësaj vere Turizmin Kulturor i përket Universitetit Europian për Turizmin në bashkëpunim me rrjetin e Ministrive MKTRS, të Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme së toku me prefekturën dhe bashkinë e Fierit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Apollonisë. Në këtë festival do të jenë pjesëmarrës të rinj nga 26 rrethe të vendit, por dhe më gjerë. Ato konkurrojnë në disa zhanre artistike, për tu ngjitur në katër netët e festivalit. Ky festival do të zhvillohet nga data 6,7,8 dhe 9 maj në një prej vendeve më të bukur të trashëgimisë kulturore shqiptare, ku të rinjtë do të shpalosin vlerat e tyre në disa gjini artistike si pikturë, fuqi aktruese, danc modern, por dhe në gjini të tjera. Fituesit e tij do të jenë dhe në Bruksel në kuadër të javës së kulturës Europiane. Në festival bashkohen tradita me bashkëkohoren, tregon skenaristi Doçi. Dje audicioni është zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ku është vënë re një pjesëmarrje e gjerë e të rinjve, të cilët janë prezantuar në gjini të ndryshme artistike. Në Apolloninë e Fierit do të nisin këto ditë përgatitjet, ku dhjetëra çadra gjigante do të vihen në dispozicion të pjesëmarrëse, për të cilët do të organizohet gjithashtu një panair ku do të serviren produkte vendase. Për të gjitha këto kategori, duke nisur nga Muzika; Kërcimi; Aktrimi; Arti Viziv, si dhe Punimi i objekteve të Artizanatit; deri më tani janë regjistruar mbi 500 të rinj nga të gjithë qytetet e vendit, nga mosha 16-25-vjeçare dhe ende shumë të tjerë mund të regjistrohen deri në datën 30 prill 2010 dhe të marrin pjesë në seleksionimet në qytete përkatëse. Juria ndërkombëtare përbëhet nga këta anëtarët:Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Agron Xoxa, studiues, drejtor artistik i spektaklit, Agim Doçi, poet, Kastriot Çipi, regjisor, Agim Duro, këngëtar, Genc Shkodrani, skenograf, Albert Janku, balerin, Magda Pogace, muzikologe, Universiteti La Sapienza, Romë.

Nga Julia Vrapi

Last Updated on E Marte, 27 Prill 2010 19:40

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›