Nisin në Tiranë Ditët e Fellinit
që u shfaq në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar, një komedi me aktorët: Leopoldo Trieste, Alberto Sordi, Franco Interlenghi, Franco Fabrizi, Leonora Ruffo. Ky program zgjerohet edhe me projeksionet në kinemanë e Akademisë Marubi të filmit Roma, të cilin Fellini e realizoi më 1972. Ditët e Fellinit do të sjellin projeksione të regjisorit në Tiranë ndërmjet datave 3-7 maj 2010. Si një nga shfaqjet më të rëndësishme të këtij eventi përmendet shfaqja e filmit La dolce vita, i cili do të prezantohet në datën 3 maj, në orën 17:00, në sallën Nënë Tereza në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Ky film do të prezantohet kritiku italian Roberto Chiesi. Programi filmik Ditët e Fellinit vazhdojnë më 4-7 maj, në të njëjtën sallë, ku në orën 15:30 do të shfaqen kryevepra të tjera të regjisorit italian si " 8 e ½", Fellini Satyricon dhe "Casanova.
Last Updated on E Marte, 27 Prill 2010 19:43