E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Krajka: E drejta e autorit ne rrezik, shteti te marre masa Izaura Ndoj

"Gjate gjithe jetes jam vleresuar dhe ne Amerike me ate fizarmonike hengra buke dhe u vleresova si nje artist i vertete", - keshtu shprehet Prof. Agim Krajka mbi problematikat ku gjendet sot krijimtaria muzikore. Ne nje interviste per "Koha Jone", Krajka tregon mbi aktivitetet, me te cilat merret momentalisht, mungesen e profesionalizmit ne tregun muzikor, si dhe katranosje qe po i behet te drejtes se autorit ne Shqiperi. "Te gjitha keto spektakle dhe televizione akoma sjellin per publikun filmat dhe kompozimet e mia dhe te shokeve te mi. Gjate ketyre 20 viteve s'na kane dhene dhe 100 leke te vjetra per te drejten e autorit. Kushdo qe i ka ne dore keto sipermarrje duhet te marrin masa per te vleresuar te drejten e autorit, jo vetem mua, por te gjithe kompozitoreve dhe artisteve shqiptare te gjenerates sime", - pohon me tej Krajka. Veprimtaria e tij muzikore eshte shume e gjere dhe perfshin nje periudhe prej tri dekadash. Ka shkruar muzike ne shume lloje dhe eshte bere i famshem si me muziken e lehte ashtu edhe me ate popullore, te perpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjese orkestrale per fizarmonike dhe me qindra kenge te muzikes se lehte. Ka marre pjese ne shume festivale te muzikes deri ne festivalet e fundit te pas viteve '90. Qe nga kenga e famshme "Lemza", e kenduar nga Vace Zela ne Festivalin e Pare te Kenges ne Radio me 1961. Ai eshte nderuar me mbi 15 cmime te dyta, 3 cmime te treta dhe vetem nje cmim te pare ne Festivalin e vitit 1987, me kengen "Nuk e harroj", te kenduar nga motrat Libohova.

Prof. Krajka, sapo eshte mbyllur sezoni veror dhe jeni ne prag te fillim semestrit me studentet tuaj. Si ndiheni?

Une jap mesim ne nje nga Universitetet private ne Tirane. Jam shume i kenaqur per nje arsye, nuk eshte false ajo dege ku jap mesim. Eshte investuar shume per te dhe them se te gjithe studentet japin maksimumin e tyre. Pervec angazhimit tim me studentet, se bashku me bashkeshorten time, Amin, ne po aplikojme nje kurs muzike dhe po nxjerrim studente jashtezakonisht te mire. Fale eksperiences sime, por edhe te Amit ne Amerike jemi munduar te ngrijme te njejten pune edhe ketu ne menyre qe te jemi te angazhuar gjate gjithe kohes.

Pas 40 viteve krijimtari keni provuar te hiqni dore nga fizarmonika ndonje moment?

Une per asnje moment nuk kam hequr dore nga fizarmonika. Cdo dite per dy ore nuk i ndahem asaj qe me formoi dhe me dha kete emer. Me vjen jashtezakonisht keq, sepse tani jam ne kulmin e pjekurise sime artistike dhe ne Shqiperi nuk i duhet asnje njeriu fizarmonika. Gjate gjithe jetes jam vleresuar kudo per te qene i sinqerte me te gjithe, dhe ne Amerike me ate fizarmonike hengra buke dhe u vleresova si nje artist i vertete. Heqja e fizarmonikes eshte gabimi me tragjik qe i shkaktohet muzikes shqiptare se ashtu si shtetit Rus, Serb, Bullgar etj., nuk e leshojne per asnje moment kete instrument qe ka vlera te rendesishme. Ne kohen tone, shtylla e orkestres ishte fizarmonika, pavaresisht se kishte violiniste te talentuar, baza ishte fizarmonika. Pra, me nje fizarmonike dhe nje kitare behej koncert.

Pse nuk e gjeni veten ne shtratin e muzikes ne Shqiperi?

Absolutisht qe nuk e gjej veten askund. Padyshim qe koha ndryshon dhe me ndryshimin e kohes ndryshon dhe ecuria e muzikes, por ne Shqiperi mungon ajo qe quhet kritike e mirefillte. Ne kur kendonim perpara kishin nje juri te merituar qe na vleresonte per ate cka jepnim dhe jo per bukurine apo veshjen tone ne skene. Sot, brezi im ka nostalgji kur degjon kenget e gjenerates sime. Pse? Cdo shqiptar do te gjente nje element te vetin ne muzike. Ne e kishim flori token tone! Kush eshte ai vend qe ka folklorin tone nga veriu ne jug.

Shpesh jeni fokusuar si nje kritik i mirefillte ne muzike. Mendoni se sot ka evoluar muzika shqiptare?

Kudo ka klane. Klane ne emer te keqes jo te mires. Asgje nuk eshte gabim nese investohet ne kenget profesionale, te cilat ne te vertete eshte harxhuar ndjenje, dhe jane ne te njejten kohe profesionalisht te arrira. Jo! Ato kenge jane kenge minoriteti. Te jap nje shembull: Djali im erdhi vjet dhe mori pjese ne Festivalin e 50-te te RTSH-se per here te pare. Jo se eshte djali im, por ishte me te vertete nje kenge me baza nga tradita folklorike. Jo vetem qe nuk arriti deri ne finale, po e dhunuan ne minuten e fundit dhe e hoqen ne naten e dyte. Jo se po lavderoj djalin tim, por ishte nje padrejtesi e vertete. Sot behet muzike, hidhet ne treg muzike komerciale, merren ca para dhe mbyllet me kaq. Nese shoh disa ndryshime pozitive ne Shqiperi, tek individi shoh nje mungese te madhe vetedijeje qe jemi shqiptar. Te gjithe ato krijues qe ka Shqiperia kane pasur mundesi ta qonin perpara, por jo se ketu luan zarfi, luan paraja.

Ju si kompozitor keni perfituar nga e drejta e autorit?

Te gjitha keto spektakle dhe televizione akoma sjellin per publikun filmat dhe kompozimet e mia dhe te shokeve te mi. Gjate ketyre 20 viteve s'na kane dhene dhe 100 leke te vjetra per te drejten e autorit. Kushdo qe i ka ne dore keto sipermarrje duhet te marrin masa per te vleresuar te drejten e autorit, jo vetem mua, por te gjithe kompozitoreve dhe artisteve shqiptare te gjenerates sime. Duhet patjeter te merren masa dhe te zgjidhet ceshtja e te drejtes se autorit. Per 40 vite krijimtari ne muzike dhe kinematografi, une nuk jam shperblyer me asnje kacidhe, qofte dhe me nje fjale. E drejta e autorit ne Shqiperi eshte mbuluar nga pirateria. Shteti duhet te marre masa urgjentisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›