E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lidicia", rremben statujen "Gladiatori i Arte" ne Durres Izaura Ndoj

Historia merr shkas nga masakra e qytetit Lidicia qe u shfaros ne Luften e Dyte Boterore nga nazistet. Ky eshte filmi qe u vleresua mbreme me "Gladiatorin e Arte". Mes kresherise dhe emocioneve, edicioni i 5-te i Festivalit Nderkombetar veror te Filmit ka shpallur fituesit e statujave "Gladiatori i arte" si dhe cmimeve ne kategorite e tjera filmike. Nikolin Xhoja dhe Vera Urani jane vleresuar me "Cmimin e karrieres". Filmi me i mire eshte shpallur "Lidica" nga regjisori Petr Nikolaev ne kategorine "Ballkan premiere" me "Gladiatorin e arte", cmimi i Kritikes (FIPRESCI) iu dha "White Lions" i Llazar Ristovskit dhe me Cmimin e publikut u vleresua Ekrem Kryeziu me filmin "Kodi i jetes". Edicioni i 5-te i Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit, pervec Durresit do te "ndaloje" javet e ardhshme edhe ne qytetet e Tiranes, Vlores, Pogradecit dhe Sarandes.

Juria

Juria nderkombetare e "Vizioneve bashkekohore" ka vleresuar me cmimin me te rendesishem te festivalit, "Gladiatorin e Arte", filmin "Liticia", bashke me cmimet e tjera per regjisorin, aktorin dhe aktoren me te mire. Juria internacionale ne edicionin e 5-te te Festivalit te Filmit Durres perbehej nga aktori Mirush Kabashi- president i jurise, regjisorja dhe drejtoresha e Teatrit te Kosoves Burbuqe Berisha dhe regjisorja italiane Laura Bispuri. Sipas organizatores Varfi, ky edicion u organizua ne bashkepunim me festivale te tjere ne SHBA, Bullgari, Rumani, Egjipt, Itali dhe Portugali, me te cilet ka themeluar organizmin "Festival network". Filmat fitues te regjisoreve te rinj te festivaleve te Durresit do te shfaqen edhe ne edicionet pasardhes te ketij neteorku.

Konkurrimi

Ne edicionin e 5-te te festivalit nderkombetar te filmit ne Durres gjashte filma konkurruan ne seksionin "Vizione bashkekohore"; gjashte te tjere ne seksionin "Bote ballkanike" dhe shtate filma te regjisoreve te rinj shqiptare nga vendi yne, Kosova dhe Maqedonia. Nje vend te vecante zune edhe filmat dokumentare te autoreve vendas dhe te huaj. Ky edicion iu kushtua kinemase franceze, si dhe u nderua kontributi i dy aktoreve te shquar te teatrit te Durresit, Nikolin Xhoja dhe Vera Urumi. Ne kete edicion nuk munguan edhe konkurrimet per Filmin me te mire ballkanik, Cmimi i Publikut dhe Cmimi i Kritikes (FIPRESCI). Festivali, qe filloi te dielen ne mbremje, uli siparin e tij me projektimin e filmit "Kthesa e fatit" (Reversal of fortune) nga regjisori amerikan Barbet Schroeder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›