Bonot e thesarit, mbetet i larte interesi qytetar Eglantina Nasi
Vazhdon te mbetet ne nivele te larta interesi i qytetareve per te blere letrat me vlere qe ofrohen nga qeveria. Kete e faktuan edhe te dhenat mbi zhvillimin e ankandeve te fundit te shpallura prej Ministrise se Financave, perkatesisht per blerjen e 8.8 miliarde lekeve me maturim 12-mujor dhe te 3.4 miliarde lekeve me maturim 3-mujor. Ku qe te dy, rezultuan me nje tejkalim te kesaj kerkese te qeverise per para nga ana e qytetareve. Konkretisht, mesohet se per ankandin e pare, oferta e ketyre te fundit ishte ne vleren e 13.2 miliarde lekeve, ndersa ne te dytin, qytetaret ofruan 4.1 miliarde leke. Shifra keto qe rezultojne te jene ne fakt, me te medha se ato te prezantuara nga autoritetet zyrtare ne prag te ankandeve respektive. Dukuri kjo, e cila duket se ndodhi ne te njejten menyre, edhe gjate ankandit te meparshem te zhvilluar ne muajin gusht, kur nga 15 milione euro bono thesari oferte e qeverise, kerkesa e tregut ishte rreth 20.7 milione euro. Nga ana e tyre, zyrtaret e ministrise se Financave, komentuan pas ketij ankandi, se "kjo pjesemarrje e larte e individeve ne ankandet e bonove te thesarit, eshte duke reflektuar besimin e qytetareve ne titujt qeveritare si investimin me te sigurt ne treg". Gje, e cila mund te thuhet fare mire, edhe pas zhvillimit te dy ankandeve te fundit per bonot e thesarit ne monedhen vendase, leke. Por nga ana tjeter, ne keto ankande ra ne sy edhe fakti se u shenua nje ulje e interesave te blerjes se bonove, gje qe do te thote ne terma praktike, se kostoja e borxhit te qeverise ka nisur te bjere, krahasuar me ankandet e meparshme. Sipas te dhenave qe referon Banka e Shqiperise, bonot me afat maturimi 12-mujor, u emetuan me nje norme interesi prej 7.1%, nga 7.2% qe ishte ne ankandin paraardhes. Ne te njejten tendence kane ecur edhe interesat e bonove me maturim 3-mujor, te cilat ne ankandin e fundit u emetuan me nje norme prej 5.07%, nga 5.23% qe kishte norma e tyre kishte rezultuar ne ankandin e meparshem. Ne nje rast te tille, i bie qe faktori percaktues per uljen e interesave te bonove ne ankandet e fundit, te kete qene rritja e ofertes per financim paraqitur nga publiku, ne raport me kerkesen e qeverise per borxh. Te mos harrojme edhe se interesat me te uleta te borxhit publik sjellin ne te njejten kohe edhe nje ulje te interesave te kredive afatgjata ne leke per sektorin privat, pra eshte nje dukuri pozitive nese shihet ne kete aspekt. Nderkaq, Ministria e Financave ndermori gjate javeve te fundit nje fushate te gjere publicitare dhe sensibilizuese, e cila kishte si objektiv te saj, pikerisht informimin e qytetareve rreth mundesise se investimit prej tyre ne tituj qeveritare dhe ne bono thesari.