Imuniteti, Topalli: Do te ndjekim te gjitha rruget ligjore per ta hequr Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri te ditur dje se mazhoranca eshte e vendosur te ndjeke te gjitha rruget ligjore dhe kushtetuese per te mundesuar heqjen e imunitetit per zyrtaret e larte te shtetit. Ne nje konference permbledhese per punen e Kuvendit sesionin e kaluar dhe ate qe eshte ne prag, Topalli shprehu gjithashtu keqardhjen qe opozita u be serish bllokuese per te miratuar nje reforme shume te rendesishme, duke i dhene edhe nje mesazh te keq nderkombetareve ne prag te dhenies se vleresimit per Shqiperine, per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. "Kam qene e trishtuar qe mbyllja e sesionit me daten 6 gusht u be permes nje refuzimi apo nje bllokimi, per te votuar nje draft te shkruar nga vete opozita. Ky ishte nje mesazh i keq qe i dergohej shqiptareve, komunitetit nderkombetar ne luften kunder korrupsionit. Ky ishte nje mesazh qe nuk i takon asnje deputeti ta marrin persiper si nje qendrim ndaj nje privilegji qe kerkon t'i jape, ta mbajne per veten e tyre", - tha Topalli. Kur na ndajne vetem pak dite nga nisja e sesionit te ri parlamentar, me 3 shtator, Kryetarja e Kuvendit, permendi faktin se nisma per ndryshimet kushtetuese, u diskutua permes nje procesi publik dhe transparent, ne disa mbledhje, ne prani te eksperteve te huaj, profesoreve universitare, eksperteve konstitucionaliste, grupeve te interesit etj. Por pas kesaj, Keshilli per Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin e opozites, por jo opozita. "Per ne rendesi kapitale ka heqja e imunitetit dhe jo rruget e heqjes se tij, ne do te ndjekim te gjitha rruget ligjore dhe kushtetuese per heqjen e imunitetit, per te arritur nje Shqiperi pa imunitete. Kjo nuk eshte iniciative per kapital politik, eshte nisme e hershme. Topi i ka mbetur ne rrjete zotit Rama. Ai ka nje histori qe fillon nga 2003, me iniciativen e PD-se qe nuk u pranua nga PS", - tha kryetarja e Kuvendit. Nga ana tjeter, Topalli permendi edhe arritjet e Kuvendit sesionin e kaluar. Sipas saj, deri me 6 gusht, u diskutuan dhe miratuan ligje te reformave te rendesishme ne funksion te zhvillimit te vendit, te rritjes ekonomike duke bere hapa te rendesishem dhe domethenes ne permbushjen detyrimeve te Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian. Ajo permendi nder to, miratimin e Kodit Civil dhe atij Penal, ligjit per Gjykaten Administrative dhe atij te Konferences Gjyqesore, si edhe shume ligje te tjera. "Permbyllja e reformes zgjedhore shenon nje pike kulmore ne veprimtarine legjislative te Kuvendit te Shqiperise. Ligje te tjera me rendesi te posacme jane ne fushim ekonomike, sociale, te arsimit, fiskale e keshtu me radhe. Permes instrumenteve te kontrollit parlamentar, Kuvendi ka ushtruar kontroll parlamentar efikas gjithnje ne rritje mbi ekzekutivin dhe institucionet e tjera ne varesi te tij", - nenvizoi Topalli. Sipas tij, ne sesionin qe u la pas, Kryeministri dhe ministrat u jane pergjigjur ne 7 interpelanca kerkesave per interpelance te deputeteve opozites dhe keta te fundit kane marre pergjigje zyrtare me shkrim nga Kryeministri, ministrat dhe institucione te tjera ne vartesi per 66 pyetje me shkrim dhe kerkesa per informacion. Nga ana tjeter, Kuvendi permes 17 rezolutave ka vleresuar veprimtarine vjetore per vitin 2011 te institucioneve kushtetuese dhe te krijuara me ligj dhe u ka caktuar atyre objektivat qe duhet te arrijne per vitin 2012. Gjate diskutimit dhe miratimit te ligjeve ne seance plenare, ministrat u jane pergjigjur 61 pyetjeve me goje te deputeteve, pasi me pare keto ishin diskutuar ne komisionet parlamentare ne prani te ministrave apo zevendesministrave, apo te drejtoreve te drejtorive.