Arben Bajraktaraj me dy filma ne Festivalin e Filmit ne Venecie
Nje film ku luan aktori i njohur kosovar Arben Bajraktaraj do te mbylle edicionin e 69-te te festivalit prestigjioz te filmit "Venecia Film Festival". E nje tjeter film, "Superstar", ku Bajraktaraj ka nje rol te vogel, eshte ne konkurrence. Filmi "The Man Eho Laughs", ku Bajraktaraj luan perkrah aktorit te famshem francez Gérard Depardieu, do te shfaqet jashte konkurrences me 8 shtator, ne diten e fundit te ketij edicioni. Aktori i njohur kosovar eshte shprehur me modesti per prezencen e tij virtuale ne njerin nga festivalet me prestigjioze te Evropes. "Nuk eshte se eshte ndonje e arritur e madhe, ani pse festivali mbase eshte i nivelit te atij te Berlinit, apo Cannes", ka thene Bajraktaraj nepermjet telefonit nga Franca. "Eshte mire qe po shfaqet filmi, por ai eshte jashte konkurrences", ka shtuar ai. Bajraktaraj thote se nuk do te mund te jete i pranishem ne Venecie, pasi aktualisht ne France eshte duke kryer xhirimet per nje film tjeter te shkurter, detajet per te cilin nuk i ben te ditura. Filmi 95-minutash "The Man Eho Laughs" eshte xhiruar ne Prage, ne regji te francezit Jean-Pierre Ameris dhe eshte bashkeprodhim mes Frances dhe Republikes Ceke. Filmi eshte bazuar ne romanin e famshem me te njejtin titull te Victor Hugos. Filmi "The Man Who Laughs", ku Bajraktaraj luan perkrah aktorit te famshem francez Gérard Depardieu, do te shfaqet jashte konkurrences me 8 shtator, ne diten e fundit te ketij edicioni.