E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligj i ri per pensionistet, Ksera: Me shume sherbime dhe azile Sonila Isaku

Me shume kerkesa per sherbime dhe mbeshtetje nga shteti, keto jane ato cka shprehin te moshuarit ne diten boterore te moshes se trete, ndersa pohojne se jetojne vetem me pensionet e tyre, dhe ne rastet kur kane familjare te tjere me ndihmen qe ata u japin. Nevojat e tyre jane shume here me te medha dhe jo vetem financiare. Ministri i Punes, Spiro Ksera, tha se po punohet per hartimin e projektligjit per moshat e treta, i cili pritet te kalohet per miratim pas dy muajsh. Ne kete draft parashikohet ndertimi i shume rezidencave per te moshuarit, si dhe dhenien e ndihmes ekonomike, shendetesore dhe sociale ne shtepi. "Ligji me nje kapitull te vecante mbeshtet keta te moshuar me sherbime atje ku ndodhen. Eshte nje kapitull i vecante me nje buxhet te vecante, ku strukturat shteterore i mbeshtesin te moshuarit ne shtepite e tyre", - thote Ksera. Sipas tij, ky ligj pritet te zbuse problemet e moshes se trete dhe se permiresimi i kushteve per jetegjatesi me te madhe per moshat e treta, do te jene pjese e ligjit te ri, pasi kjo kategori ne vendin tone perben afro 9 per qind te popullsise. "Qeveria se fundmi ka ndermarre iniciativen per hartimin e nje ligji te vecante, ku do te perfshihet perkrahja shteterore ndaj individeve te moshes se trete. Kerkesat per sherbime nga te moshuarit jane ne rritje dhe nuk arrijne te mbulohen nga sherbimet aktuale. Cdo vit paraqiten mbi 120 kerkesa per sherbime rezidenciale per te moshuarit dhe edhe pse ne vitet e fundit, numri i sherbimeve te licencuara eshte rritur me 30 per qind, ende nuk arrijme te perballojme kerkesat", - tha Ksera. Fatura financiare e ketij projektligji po diskutohet nga eksperte shqiptare dhe te huaj, te cilet mbeshteten nga UNFPA. Ne gjithe vendin, vetem 1800 te moshuar kane mundesi te qendrojne ne rezidenca per te moshuarit nderkohe qe zyrtarisht paraqiten mbi 120 kerkesa ne vit. "Ka kosto financiare, buxheti do te perballohet nga Ministria e Punes dhe e Shanseve te Barabarta", - tha Ksera. Nga ana tjeter, shifrat tregojne se 9 per qind e popullsise shqiptare i perket moshes se trete. Kjo shifer eshte 2 here me e ulet krahasuar me cdo vend tjeter, ku mosha e trete perben mbi 20 % te popullsise. Por studimet parashikojne rritje te numri te kesaj kategorie, e cila ka nevoje per me shume mbeshtetje dhe hartimin e politikave sociale. Ne gjithe vendin numerohen mbi 500 mije te moshuar qe trajtohen me pensione, por numri i tyre pas disa vitesh do te rritet. Ndaj, dhe Ministri i Punes ka kerkuar qe pushteti vendor te kete me shume vemendje ndaj problemeve te ketyre personave, te cilet kane nevoje edhe per qendra te strukturuara ditore. Ai apelon qe administratat lokale te vleresojne njelloj si ndertimin e nje rruge edhe ngritjen e nje qendre sociale per moshat e treta.

Pensionistet: Duam me shume sherbime falas

Sherbime te ndryshme duke filluar nga qendra rezidenciale ku mundte marrin trajtime si mjekesore, matje tensioni, nivelit te sheqerit ne gjak, transport urban falas, parqe apo ambiente te perbashketa keto jane kerkesat kryesore te pensionisteve. Nderkohe qe edhe mbeshtetja financiare eshte nje nga kerkesat e tyre kryesore. "Te vetmet vende argetimi per ne jane keto stolat e parqeve ku takohemi me njeri-tjetrin. Tashme kemi krijuar edhe kete shoqerine tone, dhe cdo dite jemi se bashku. Perse te mos kishim mundesi te leviznim me urban falas qe edhe keto dite qe jemi me kembe e me duar te mund te shohim", - pohon Hekuran Demolli, pensionist. Sipas tij, qeveria duhet qe te rrise ende pensionet, pasi per nje pensionist ato para jane te pakta. Nga ana tjeter, mosha e trete kerkon edhe qendra apo rezidenca te ndryshme, ne formen e azileve ditore ku mund te marrin sherbime shendetesore. Nga ana tjeter thuhet se te ardhurat minimale te pensionistit ne qytet ne vitin 2012 jane rritur 64.2% me shume se ne 2005 dhe te ardhurat minimale te pensionistit ne fshat kane njohur nje rritje prej 2.4 here. Dhe rritja e pensioneve do te vazhdoje edhe ne vitet ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›