Agim Shehu: “Për zhdukjen e Hoxhës informova Berishën”
Autori i Lajmit: red.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në kohën kur është rrëmbyer biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ka treguar dje në gjykatë si është njohur me këtë ngjarje. Sipas dëshmisë së gjeneralit, dhënë në dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mësohet se pas ngjarjes ai ka informuar Presidentin i asaj kohe. ”Nga hetimi i çështjes nuk rezulton të jenë zbuluar autorët e kësaj vepre dhe nuk është bërë i mundur zbulimi i autorit. Çështja iu kthye sërish Prokurorisë së Tiranës, sipas kërkesës së saj, ndërsa policia kriminale ka hapur një dosje për zbulimin e autorëve të kësaj vepre”, - shkruhej në letrën që Agim Shehu i kishte drejtuar Presidentit të atëhershëm, sot kryeministër, Sali Berisha.
Dëshmia
Gjenerali Agim Shehu deklaron se i është përgjigjur me shkresë Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha dhe Kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori, pas interesimit të tyre për ngjarjen e 21 tetorit 1995, kur u zhduk shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha. Atëherë në postin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shehu dëshmoi sot në seancën gjyqësore që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Për ngjarjen e ndodhur gati 14 vjet më parë akuzohen 3 ish- SHIK-as. Të dyshuar për ngjarjen e gati 14 vjetëve më parë, në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish- SHIK-as dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë. “Për ngjarjen kam vënë në dijeni Presidentin e Republikës në atë kohë, Sali Berishën, dhe Kryetarin e Kuvendit, Pjetër Arbnori”,- tha dje para trupit gjykues gjeneral Agim Shehu. Mbi bazën e denoncimit të bërë nga familjarët për largimin nga shtëpia të Remzi Hoxhës, Shehu dëshmoi se sektori i policisë kriminale të Komisariatit numër 3 të Tiranës kishte kryer të gjitha procedimet penale të nevojshme dhe kishte filluar çështja penale nga Prokuroria e Tiranës. ”Nga hetimi i çështjes nuk rezulton të jenë zbuluar autorët e kësaj vepre dhe nuk është bërë i mundur zbulimi i autorit. Çështja iu kthye sërish Prokurorisë së Tiranës, sipas kërkesës së saj, ndërsa policia kriminale ka hapur një dosje për zbulimin e autorëve të kësaj vepre”,- shkruhej në letrën që Agim Shehu i kishte drejtuar Presidentit të atëhershëm, sot kryeministër, Sali Berisha. Më tej në letër Shehu informonte se targat e makinës me të cilën u rrëmbye Remzi Hoxha më 21 tetor të 1995, nuk ishin hedhur në qarkullim nga Policia e Shtetit.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pohoi se kishte pasur shumë takime me prokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe, por shtoi se “nuk mbaj mend të kem biseduar për rastin e Remzi Hoxhës”.
Procesi
Në këtë proces pritet të dëshmojnë afro 100 dëshmitarë, mes tyre dhe ish-funksionarë të lartë të policisë apo SHIK-ut në kohën që ka ndodhur ngjarja. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e tre ish-shikasve, Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon tre ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë.
Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm
Dëshmitë e ish-ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj, Alma Kristopullit, e bija e Ziso Kristopullit si dhe shoferit të Avni Koldashit janë dëgjuar në Gjykatën e Krimeve të rënda në Tiranë në lidhje me çështjen e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. I pyetur për këtë ngjarje, ish-zyrtari i lartë ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për rrëmbimin, por kujton shqetësimin e familjarëve që në atë kohë kishin trokitur në zyrën e tij.
“Pasi mora këtë njoftim nga familjarët, u dhashë urdhër strukturave përkatëse që të interesohen në ka të ndaluar ose të shoqëruar gjatë kësaj kohe me emrin Remzi Hoxha, në policinë shqiptare. Pas gjysmë ore kam marrë njoftimin që nuk ka të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e policisë së shtetit”, - tha Musaraj në dëshminë e tij.
Zhdukja e Hoxhës
Dosja e vjetër e zhdukjes së biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha, që daton në vitin 1995 është rihapur nga Prokuroria. Ndërsa tashmë janë sërish nën hetim dhe krerë të SHISH-it, si të dyshuar për zhdukjen e mistershme të këtij biznesmeni. Deri tani janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, të cilët dyshohen si të implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 95. Të pandehur për këtë çështje janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Budjon Meçe ndodhet në spital, për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Ilir Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar. Në 4 maj Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të pandehurit Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të cilët dyshohet se janë implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Katër ditë pas kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit këtë masë sigurie, ndërsa mungonte sërish Budjon Meçe. Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Tatimeve, e cilësoi të padrejtë vendimin e prokurorit, pasi, sipas tij, “pretendimet e tij (prokurorit) janë të pavërteta”.
“Remzi Hoxha”, kapet në Londër Ilir Kumbaro
Është vënë në pranga ish-oficeri i SHIK-ut Ilir Kumbaro, i cili është një ndër të akuzuarit e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Burimet konfirmojnë se prangosja e Kumbaros erdhi pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli. Ai është ruajtur dhe përgjuar për një kohë të gjatë deri në finalizmin e aksionit policor. Për të fshirë gjurmët, Kumbaro ka bërë disa herë manovra duke ndryshuar adresë nëpër lagjet londineze. Dosja “Remzi Hoxha” ka në bankën e të akuzuarve 4 të pandehur të gjithë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar. Gjatë seancave të deritanishme gjyqësore kanë qenë vetëm Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini. Ky i fundit, aktualisht drejtor i Tatimeve. Kanë munguar në seanca gjyqësore Budjon Meçe, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Ilir Kumbaro që ishte në arrati. Por tani pritet që edhe Kumbaro të jetë para trupit gjykues pas ektradimit nga Anglia. Ende nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë ekstradimi i tij.
Të akuzuarit
Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe janë të pandehurit e këtij procesi. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në muajin shtator-tetor 1995 kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë. Aty "pengjet" janë torturuar për disa ditë.
Për shkak të torturave ka gjetur vdekjen biznesmeni kosovar Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Zhdukja e tij është denoncuar publikisht edhe nga famija e Hoxhës. Ata kanë akuzuar si autor të rrëmbimit të të dashurit të tyre edhe ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009