Gjykata rrëzon kërkesën për krijimin e Partisë Socialiste 91
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Rrethit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Petro Koçit si përfaqësues i Partisë Socialiste 91 për regjistrimin e këtij subjekti në regjistrin e partive politike. Arsyeja e këtij vendimi qëndron në ngjashmërinë e emrit që ka ky subjekt politik me Partinë Socialiste. Vendimi numër 11340 i gjyqtarit Artur Gaxhi është marrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë mënyrë, subjekti i ri politik i së majtës ka mbetur i paligjëruar dhe rrezikon të mos përfshihet në zgjedhjet e ardhshme, nëse strukturat e partisë nuk vendosin për ndryshimin e emrit dhe rikompozimin e statutit dhe aktit të themelimit të saj.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artur Gaxhi theksohet se ka një përputhje emri ndërmjet subjektit të përfaqësuar nga Petro Koçi dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Kështu, nga dosja e regjistrimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, rezulton se ajo është krijuar në vitin 1991 dhe pikërisht vënia e shifrave 91 pas emrit të kërkuesit, jo vetëm që nuk e bën të dallueshëm qartë emërtimin e kësaj partie nga emërtimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, por e bën atë të njëjtë me të dhe konfuzon më tepër njerëzit e votuesit, duke krijuar përshtypjen që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike”, - thuhet në vendimin e gjykatës. Gjyqtari Gaxhi konstatoi gjithashtu se edhe emblema (stema) e Partisë Socialiste 91, përputhet me emblemën (stemën) e Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Të dyja emblemat paraqiten në formë rrethore, me dy rrathë me ngjyrë të jashtme jeshile, njëri më i madh e tjetri më i vogël, me të njëjtën qendër, brenda hapësirës së të cilëve është shkruar emri i partisë, kurse në qendër të emblemës rrethore ndodhet një dorë e mbledhur, e cila mban trëndafilin e kuq në një sfond jeshil me ngjyrë më të çelët se rrethi i jashtëm,-thuhet në vendim. Të njëjtin konfiguracion paraqet edhe logoja dhe vula e të dyja partive politike, pra si e kërkuesit subjekt politik “Partia Socialiste 91”, ashtu dhe ajo e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, duke krijuar kështu përshtypjen, por edhe bindjen qe kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike”. Ligji përcakton se në zgjedhje partitë politike regjistrohen në fletët e votimit me iniciale. Është kjo arsyeja që edhe këto iniciale duhet të jenë të dallueshme, ndërsa Gjykata e Tiranës ka konstatuar se edhe në këtë pikë ka përputhje.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009