Ministri i Jashtëm i Luksemburgut viziton sot Tiranën
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Me ftesë të ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, kryediplomati i Luksemburgut, Aselborn, pritet të zhvillojë takime të veçanta edhe me autoritetet më të larta të vendit. Ai do të mbërrijë nesër pasdite në aeroportin e Rinasit, ndërsa të enjten paradite do të pritet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, dhe më pas do të zhvillohet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Në mesditën e së enjtes, ministri i Jashtëm i Luksemburgut do të pritet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Më pas do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë, Edi Rama. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Aselborn do të vizitojë edhe Muzeun Kombëtar si dhe muzeun “Gjergj Kastriot Skënderbeu”
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009