Agim Shehu fiton gjyqin, merr 14 mln lekë

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë gjeneralit Agim Shehu, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjithashtu edhe ish zv.ministërit të Brendshëm gjatë viteve 1995-1997, që të përfitojë pagën për 11 vite. Shehu kishte bërë në Gjykata e kryeqytetit një padi civile kundër Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë në vendimin e saj organi gjykues ka vendosur që shteti duhet t'i paguajë Agim Shehut rreth 14 milionë lekë, pagesat që nga 1997 deri në vitin 2008. Kështu pas një procesi të fituar me presidencën për heqje të padrejtë të gradës gjeneral, drejtorit aktual të investigimit pranë Drejtorisë së Tatimeve, i njihen gjithashtu të gjitha vitet kur ishte si azilant në Gjermani si vite shërbimi në polici dhe do t'i paguhen si të tilla.
Sipas vendimit të gjykatës Ministria e Brendshme duhet t'i paguajë shumën e konsiderueshme dhe interesat e munguara të tyre. Ndërkohë që gjykata e kryeqytetit shpalli si të padrejtë heqjen e gradës së tij, nga presidenti me motivacionin se kishte thyer rregullat e ushtarakut, ndërsa gjykata tha se ishin tejkaluar kompetencat pasi kreu i shtetit mund ta ulte vetëm në gradë, pavarësisht dorëheqjes së kërkuar prej gjenerali. Por Agim Shehu është tërhequr nga kërkesa e tij cilive, ku kërkonte që ministria t'i jepte gradën madhore drejtues i parë.