E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Qeveria ka nevojë për ndryshime

PRISHTINë- Afirmimi i qeverisjes së mirë në Kosovë do të vazhdojë me personalitete të besueshme dhe me energji të reja, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke paralajmëruar ndryshime në kabinetin e tij qeverisës.

Kryeministri Hashim Thaçi falënderoi ministrat e kabinetit të tij qeveritar, duke paralajmëruar freskime me energji dhe personalitete të reja. Ndonëse nuk i konfirmoi përfundimisht ndryshimet në Qeverinë e tij, Thaçi tha se nevojat e qytetarëve po rriten dhe ato kërkojnë një trajtim edhe më afirmativ.
“Afirmimi i qeverisjes së mirë do të vazhdojë me personalitetet kredibile dhe energjitë e reja, duke vlerësuar lart punën e secilit ministër në angazhimet që kanë pasur në suksesin historik, që kemi arritur si Republikë e Kosovës”.

“Këta dy vjet e gjysmë kanë qenë vite të suksesit dhe ky kabinet qeveritar është kabineti i suksesit. Por, gjithmonë kërkohet të bëhet edhe më tepër, pasi që nevojat e qytetarëve rriten dhe ne do të jemi në krye të përgjegjësive që kemi”, tha Thaçi.

Burime nga PDK-ja dhe LDK-ja thonë se dita e martë mund të sjellë më shumë detaje rreth këtyre ndryshimeve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›