Bullgari, hetim për abuzime ndaj ish qeverisë
SOFJE- Kryeministri bullgar i qendrës së djathtë Boiko Borissov, paraqiti një ankesë sot kundër ish-qeverisë socialiste për përfundimin e disa kontratave ku financimet prej mbi një miliardë euro nuk ishin siguruar ende.
Prokurori i Sofjes Nikolai Kokinov, me kërkesë të kryeministrit, deklaroi sot fillimin e një hetimi për abuzim me detyrën në lidhje me realizimin e 148 kontratave, disa prej të cilave të vitit 2007.
Shumë funksionarë dhe zyrtarë të larët, ndër të cilët ministra janë akuzuar në lidhje me kontratat publike të realizuara me disa shoqëri private vitet e fundit.
Aktualisht qeveria ka vonuar pagesat në lidhje me disa kontrata të realizuara me disa shoqëri private për një shumë totale prej 1-1,5 miliardë levë (500 - 750 mijë euro), sipas vlerësimeve zyrtare.
Këto pagesa, që nga viti 2009, janë trashëguar nga qeveria e Borissovit, që erdhi në pushtet në korrikun e kaluar, rëndojnë deficitin buxhetor.
(e.n/BalkanWeb)