Shembje në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e Bulqizës duke plagosur rëndë një minator. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 në zonën D të minierës të Bulqizës ku një masiv kromi është shembur duke zënë poshtë minatorin 21-vjeçar Edison Duriçi.
Menjëherë i plagosuri është transportuar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi gjëndja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.
Sipas informacioneve shembja e masivit të kromit është bërë në një galeri private të palicenzuar.