Agim Çeku kthehet në Kosovë
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është kthyer dje në Kosovë pasi prokuroria në Bullgari nuk ka bërë asnjë ankesë për vendimin e gjykatës që urdhëroi lirimin e tij. Lajmi u bë i ditur nga zyra për informim e Partisë Social-demokrate, kryetar i së cilës është zoti Çeku. Ai është arrestuar në hyrje të Bullgarisë nga Maqedonia më 23 qershor, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë, e në bazë të të cilit Çeku ngarkohet me dyshimet për “krime lufte”. Deri tani, ish-kryeministri i Kosovës është arrestuar katër herë në bazë të të njëjtit fletarrestim dhe në të gjitha rastet është liruar.
1 Korrik 2009