Irakianët marrin kontrollin e sigurisë, tërhiqen trupat amerikane
Gjashtë vjet pas pushtimit që rrëzoi Sadam Huseinin, trupat irakiane kanë marrin kontrollin e sigurisë, ndërsa forcat amerikane janë tërhequr nga qendrat urbane në vend. Kryeministri irakian, Nouri al-Maliki, e shpalli ditën e djeshme si ditë të sovranitetit kombëtar dhe ditë publike. Në Bagdad ka patur festime dhe fishekzjarre. Si irakianët dhe amerikanët e përshëndesin këtë si moment të madh dhe të rëndësishëm. Roli ushtarak i SHBA-ve tani do të kufizohet tek trajnimi dhe operacionet e përkrahjes nga një numër i vogël trupash. Të tjerët janë rivendosur në baza jashtë kufijve të qyteteve, duke ia lënë sigurinë e përditshme irakianëve. Nëse forcat irakiane do të ndeshin në ndonjë problem dhe do të kenë nevojë për ndihmë, ata mund të kërkojnë ndihmën e amerikanëve. Ndërsa afronte fundi i afatit, në Irak ka patur një rritje të papritur të sulmeve me bomba. Rreth 250 vetë janë vrarë në një valë sulmesh në prag të tërhqjes amerikane, kryesisht në zonat shiite.
1 Korrik 2009