E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha te shpronesoje banoret e Unazes se Vogel, gati projekti yne

Gjate inspektimit te punimeve per ndertimin e Unazes se Vogel, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i ka kerkuar Kryeministrit Sali Berisha qe te nxitoje me shpronesimin per Unazen e Vogel. Sipas tij, ne kete menyre do t’i hapet rruge zbatimit te projektit te sheshit “Skenderbej”, i cili fillon se shpejti. Punimet per rikonstruksionin e segmentit te trete te Unazes se Vogel, nga rruga “Luigj Gurakuqi” te Rruga e Dibres, do te kryhen fale nje investimi prej rreth 42 milione lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes. Sipas Rames, rehabilitimi i ketij segmenti po con drejt finalizimit projektin ambicioz per Unazen e Vogel te qytetit. Si nje zone me trafik tejet te renduar e duke vleresuar rendesine qe Unaza e Vogel ka ne qarkullimin rrugor te kryeqytetit, u parashikua qe ne krye te heres, kur sapo filloi procesi i transformimit te ketij aksi, qe punimet te realizoheshin pjese-pjese, duke lejuar njekohesisht levizjen e trafikut ne menyre graduale ne ato pjese te rikonstruktuara tashme. Ky segment i trete mendohet te perfundoje pas gjashte muajve, ndersa projekti per Unazen e Vogel, eshte hartuar mbi bazen e propozimit te studios franceze per qendren e Tiranes. Ne kete segment jane perfshire tre kryqezime te trajtuara me semafore e respektivisht: Kryqezimi te rruga “Luigj Gurakuqi”, kryqezimi te rruga “Qemal Stafa” dhe kryqezimi te rruga e “Barrikadave”. L.N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›