E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim jep 17 milion euro për zhvillimin rural në vend


Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka dhënë vitet e fundit një kontribut të rëndësishëm në rritjen e burimeve të financimit për kreditimin e aktiviteteve prodhuese në zonat rurale të Shqipërisë. Kjo Agjenci operon në vendin tonë që prej vitit 2004, dhe gjatë këtij viti ka hedhur edhe bazat për një bashkëpunim të frytshëm ne interes të financimit për biznesin e vogël në fshat. Burime nga kjo agjenci bënë të ditur se një nga bashkëpunimet kryesore të saj është ai me Unionin Shqiptar të Kursim Kredisë, (USHKK).  Deri tani ky Union ka përfituar tre hua nga Instituti i Kredisë së Mbretërisë së Spanjës (ICO) , viti 2005 -2 milionë euro, viti 2007-5 milionë euro dhe 2009 -10 milionë euro, kredi të cilat kanë mbështetur zgjerimin e aktivitetit të huadhënies për sektorin rural shqiptar. Ndërkohë, Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në partneritet të plotë me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, po kontribuon me asistencë teknike në krijimin e koopertivave bujqësore në disa zona të vendit, si dhe në ketegorizimin e tokave bujqësore për mbjelljen e ullinjve e vreshtave.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›