Gërdeci, certifikatë mirënjohjeje ambasadorit D'Elia
Ministrja e Shëndetesise vlerësoi gadishmerinë dhe punën e ambasadës italiane ditët e rënda të tragjedisë ku disa pacientë shqiptarë brenda 48 orësh arritën të transportohen dhe të kurohen në spitale të specializuara në Itali.
TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, i dorëzoi sot Ambasadorit italian, Saba D’Elia çertifikatën e Mirënjohjes për ndihmën e dhënë të lënduarve në tragjedinë e Gërdecit, një vit më parë, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit Alba Demil gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Ministrja e Shëndetesise vlerësoi gadishmerinë dhe punën e ambasadës italiane ditët e rënda të tragjedisë ku disa pacientë shqiptarë brenda 48 orësh arritën të transportohen dhe të kurohen në spitale të specializuara në Itali. Në këtë ceremoni të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë Godo përcolli falenderimet e përzemërta ambasadës italiane, në emër të punonjësve të shëndetësisë si edhe popullit shqiptar, me anë të kesaj certfikate mirenjohje.
(s.g/BalkanWeb)