E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë ne qeli 42 vjeçarin e dyshuar për vrasje

42 vjeçari Shkëlqim Alliu,  i arrestuar si autor i dyshuar në vrasjen e  shtetasit. Shpëtim Gjenollari,  para tre ditësh  në Tiranë, do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur ndaj tij nga prokuroria e Tiranës. Vendimi u mor sot  nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me kërkesë të Prokurorisë,  caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 42 vjeçarit Alliu.  Gjatë ballafaqimit me Gjykatën, ai mësohet se ka mbajtur qëndrim  mohues ndaj akuzës, duke deklaruar se  nuk ishte autor i ngjarjes. Por, këto deklarime nuk e kanë bindur Gjykatën, e cila ka vendosur  izolimin e tij në dhomat e paraburgimit në Tiranë. Shkëlqim  Alliu, 42 vjeç, u arrestua nga forcat e policisë së Tiranës si autor i dyshuar në vrasjen me armë zjarri të  shtetasit  Shpëtim Gjenollari, 35 vjeç, pak ditë më parë në Tiranë.  Ndërkohë, hetuesit e çështjes mendojnë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë  një konflikt i mëparshëm për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›