E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden për motive të dobëta, bashkëmoshatari e godet me thikë



Durrës – Një grindje për motive të dobëta dhe rrugaçërie, i ka shkaktuar gati jetën 17-vjeçarit me iniciale T. P., nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas të dhënave për gazetën “Albania” T. P., lindur dhe banues në Lagjen nr. 4 të Durrësit dhe njëkohësisht nxënës në shkollën “Kajtazi” të këtij qyteti, është paraqitur në Spitalin e Durrësit i dëmtuar rëndë me thikë në shpatull, duke pasur dëmtime në mushkëri. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autori i këtij akti ka qenë një bashkëmoshatar i tij, i cili tashmë është identifikuar nga forcat e policisë dhe po punohet për kapjen e tij. Bëhet e ditur se ai e ka goditur 17-vjeçarin T. P., për motive të dobëta dhe rrugaçërie, i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Kryente marrëdhënie seksuale me të miturit, arrestohet nga policia

Krujë – Forcat e policisë së Krujës kanë ndaluar 21-vjeçarin Leonard Zenuni, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, pasi ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, me një shkresë të posaçme, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin, pasi prokuroria i ka dërguar urdhrin e ndalimit duke i caktuar si masë sigurie arrestin me burg” për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.

Një zjarr përfshin firmën italiane në ish-Kombinatin e Drurit Shkodër

Shkodër – Flakë të një zjarri të paqartë përfshinë pasditen e së enjtes mjediset e një firme private italiane në ish-Kombinatin e Drurit në periferi të qytetit të Shkodrës. Burime policore thanë se ngjarja solli dëme të shumta materiale, ndërsa nuk pati të lënduar. Një numër i madh forcash nga reparti për Mbrojtjen kundër Zjarrit shkoi në vendngjarje, duke bërë të mundur pas pak orësh, lokalizimin dhe më tej shuarjen e flakëve, pasi rrezikoheshin shumë familje të strehuara në godinat pranë repartit të drurit. Nga hetimet doli se u dogjën disa linja prodhuese të kompanisë italiane “Mail-Tirana”. Presidenti i kompanisë, Mario Ruxhero, ka shprehur mirënjohjen për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive të repartit të zjarrfikësve që shpëtuan pjesën më të madhe të biznesit të tij.

16 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›