E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj heq dorë nga emërimi i Përmbaruesve



Tiranë - Ministri i Drejtësisë vetëm pak ditë më parë ka hequr dorë nga një prej kompetencave që kishte deri dje. Sipas një udhëzimi të veçantë, tani e tutje, ministri nuk do të përzgjedhë përmbaruesit në të gjithë vendin, apo t’i largojë ata nga puna. Falë udhëzimit të pak ditëve më parë kjo kompetencë i ka kaluar Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrë së Përmbarimit. Udhëzimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe duhet të kalojë procedurën e zakonshme për të hyrë në fuqi. Prej kësaj kompetence që kishte ministri i Drejtësisë, përmbaruesit jo pak herë i shikoje në dikasterin e xhamtë për të dhënë llogari. Ndërsa tani ata janë në varësi të eprorit të tyre edhe për ndëshkime disiplinore.

Bie nga pallati 21-vjeçari, shoqërohet zyrtari i sigurisë së firmës
Durrës – Një djalë në moshë të re ka gjetur vdekjen dje në plazhin pranë qytetit të Durrësit dhe për të zbardhur ngjarjen, është shoqëruar një zyrtar i kompanisë që ndërtonte pallatin ku ra i ndjeri. Burime policore informuan se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:40 kur 21-vjeçari Saimir Benja, lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 18 Kënetë të Durrësit, ka rënë nga në pallat në ndërtim. Tragjedia ndodhi në Lagjen nr. 13 Plazh, në afërsi të Restorant “Benilva” te Shkëmbi i Kavajës. Mjekët në Spitalin e Durrësit, ku u dërgua me shpejtësi i riu, thanë se ai ka mbërritur atje i vdekur. “Saimir Benja nuk ka mundur të mbijetojë pasi dëmtimet e pësuara nga rënia në lartësi ishin të mëdha ndaj ai ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencë”, - deklaruan për gazetën, burime zyrtare në Spitalin e Durrësit. Sajmir Benja ishte punëtor ndërtimi dhe punonte në pallatin nga i cili është rrëzuar. Dëshmitarët treguan për gazetën “Albania” se 21-vjeçari i ardhur nga jugu, në një moment ende të paqartë, ndërsa punonte në një nga katet e larta të pallatit në ndërtim, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë fatalist. Në lidhje me ngjarjen, një grup hetimor u ngrit nga policia e Durrësit. Për të sqaruar tragjedinë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, përgjegjësi i sigurisë së punimeve të firmës ndërtuese, Adriatik Hasa, dhe shtoi se “po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur”.

16 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›