Agjencia e Pagesave filloi funksionimin. Gjithçka brenda standardeve

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ose siç njihet si agjencia e pagesave "Për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri ", ka nisur funksionimin në janar të këtij viti, konform të gjitha kërkesave të Bashkimit Evropian (BE), duke përmbushur kështu dhe një nga kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, për aderimin si vend kandidat në BE.
Ferdi Brahushi, Drejtor i Përgjithshëm i AZHBR tha sot se kjo agjenci do të jetë përgjegjëse për administrimin e fondeve të buxhetit të shtetit në mbështetje të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor, për zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve bujqësore dhe fondeve kundërparti të projektit 2KR. Ndërkohë që misioni saj në prespektivë do të jetë menaxhimi i fondeve të BE-së për bujqësinë, që vijnë në kuadër të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, ky është një institucion që funksionon në të gjitha vendet evropiane dhe është çertifikuar nga BE-ja si instrumenti i vetëm që merret me thithjen, menaxhimin e fondeve dhe implementimin e masave në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural të një vendi.
Duke iu referuar përvojës së vendeve të huaja, Brahushi shpjegon se, Agjencia e Pagesave është krijuar në Rumani, Bullgari etj, pas aderimit të këtyre shteteve në BE, por kjo ka sjellë vonesa në thithjen e fondeve për këto vende. Ndërsa krijimi i saj, në Shqipëri, (duke i paraprirë anëtarësimit si vend kandidat në BE) është formatuar me një strukturë të përshtatshme për kushtet e vendit tonë, sipas kërkesave të BE-së, mbi bazën e eksperienës së shumë shteteve, për të realizuar qëllimin final, pagesat për bujqësisë dhe shmangien e abuzimeve.
Në këtë kuadër vlerëson Brahushi, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i ka paraprirë ngritjes së këtij instutcioni të ri, me qëllim krijimin e besimit dhe eksperiencës së duhur, për Agjencinë e Pagesave, duke menaxhuar fillimisht fondet kombëtare dhe më pas ato ndërkombëtare. Duke e vlerësur eksperiencën si një domosdoshmëri të mbarëvajtjes së AZHBR-s, Brahushi thotë se, kjo do të shërbejë për çertifikimin e agjencisë nga strukturat ndërkombëtare të cilat do ti besojnë në të ardhmen e afërt menaxhimin e fondeve të BE-së.
Projekti 2 KR shërbeu si bazë për ngritjen e Agjencisë së Pagesave
Me një eksperiencë 2-vjeçare, në menaxhimin e fondeve kombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendin tonë, gjatë vitit 2007 dhe 2008, projekti 2 KR shërbeu si bazë për ngritjen e Agjencisë së Pagesave.
Ferdi Brahushi, Drejtori i Përgjithëm i AZHBR dhe si ish drejtues i projektit 2 KR, shpjegon se, në këto 2-vitet e fundit, në mbështetje të bujqësisë dhe agroindustrisë, përmes këtij projekti janë përdorur në masën 100% rreth 15 milion usd (viti 2007-5 milion usd, 2008- 10 milion usd) prej të cilave kanë përfitur 6 500 fermerë në të gjithë vendin. "Rezultatet e subvencionimit kanë qënë shumë të dukshme dhe kjo eksperiencë shërbeu si bazë për ngritjen e strukturave të agjencisë së pagesave"- thotë Brahushi.
Megjithatë sipas tij, këtë vit fillon funksionimin një strukturë e re e formatuar me një numër më të madh punonjësish dhe me shtritje në nivel lokal dhe qendror për ti shërbyer drejtëpërdrejtë aplikueseve me proçedura të thjeshtuara dhe trasparente. Strukturat e agjencisë do të ndërtojnë punën e tyre në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë nëpër rrethe, por kompetencat e kontrollit, vlerësimit dhe pagesave do të jenë vetëm të AZHBR-së.
AZHBR, siguri dhe trasparencë maksimale në pagesat e fernerëve
Agjencia e pagezave (AZHBR) ka nisur të funksionojë me struktura që kryejnë trasparecë dhe siguri maksimale të përdorimit ë fondeve për sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Drejtoi i AZHBR-së, Ferdi Brahushi thotë se, ndarja e detyrave në strukturat përkatëse të agjencisë, synon të shmagë maksimalisht abuzimin me fondet që do të përdoren për subvencionimin e drejtëpërdrejtë të fermerëve. Në këtë kuadër nënvizon ai, secili ka detyrën e vet, por një nga elemente kryesot të Agjencisë është ndarja e qartë e detyrave dhe kontrolli zinxhir i të gjitha proçeseve, deri në kryerjen e pageses. Ndërkohë që, "grupi i verifikimit" do të luajë rol të rëndësishëm për shmangjen e familjaritetit dhe abuzimin me fonde.
Gjatë vitit 2009, AZHBR do të financojë 900 milionë lekë për rritjen e prodhimit bujqësor
Për vitin 2009, agjencia e pagesave do të ketë në dispozicion disbursimi, rreth 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit, që do ti përdor për ngritjen e vreshtave të reja, pemtoreve, ullishteve, prodhim blegtoral, prodhim mjalti, etj. Ndërkohë që përveç fondeve buxhetore do të menaxhojë dhe fondin kundërparti të projektit 2KR, me velërë 300 milionë lekë, që do të përdoret për kreditim dhe linja të sekorit agropërpunues.
Drejtori Brahushi duke shpjeguar mision e agjencisë për vitin 2009, thotë se me buxhetin e parë do të mbështesim rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral vendas dhe me buxhetin e dytë do të mbështesin kapacitetet agropëpunuse të tyre, duke kompletur kështu zinxhirin e plotë të prodhimit deri në daljen për treg te konsumatori.
...