E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prefekturën e Tiranës janë tratuar me pagesë papunësie 8986 persona me aftësi të kufizuara

Rreth 8986 persona të paaftë janë trajtuar me pagesë paaftësie gjatë vitit 2008 në prefekturën e Tiranës, si pasojë e përmirësimeve ligjore që kanë zgjeruar kategoritë e përfituesve të kësaj pagese.  

Në një prononcim drejtori i Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), Mihal Naço, tha se përmirësimet legjislative kanë favorizuar kategori të cilat nuk përfshiheshin më parë në skemë. “Kështu është hequr kufiri 0-21 vjeç që kushtëzonte përfitimin e pagesës për PAK.  Po ashtu, është hequr kufizimi që nga të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë përfitues vetëm ata persona me  dëmtime të shtyllës kurrizore. Edhe përfitimi i kujdestarisë që më parë kushtëzohej nga qenia e familjes të PAK në skemën e Ndihmës Ekonomike, tani ky kusht është hequr dhe kujdestarinë e perfiton çdo individ që cilësohet si i tillë nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë”, shpjegoi Naço.

Një tjetër tendencë që argumenton rritjen e numrit të kërkesave për PAK është ndërgjegjësimi i familjarëve të personave me aftësi të kufizuar, për t’i deklaruar ata si të tillë e jo më për t’i fshehur. “Tashmë ata jo vetëm që nuk ngurojne të paraqitin kërkesat për paaftesinë, prezente në familjet e tyre, por kërkojnë të komisionohen dhe të kërkojnë përfitimin që ju takon”, vlerësoi Naço. 

Ai  tha se një punë efiçente është bërë nga inspektorët, të cilët kanë konstatuar shkelje në pagesën e paaftësisë në 8 raste me një efekt financiar prej 152 mijë lekë, për të cilat janë marrë masa administrative. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›