Agjencia e lajmeve “Helium” inkurajon kompanitë e huaja të investojnë në Shqipëri

Arsyet që agjencitë ndërkombëtare turistike dhe mediatike japin që të huajt të vizitojnë Shqipërinë, janë të shumta dhe bindëse. I tillë është edhe rasti i pasurive të paluajtshme, që sipas agjencisë Helium përfaqëson një mundësi tepër të mirë investimi për të huajt. Në shkrimin e botuar dje “Helium” u rekomandon lexuesve të saj të investojnë në Shqipëri në këtë sektor që po lulëzon dita ditës, kjo falë hapave pozitivë që ka hedhur vendi gjatë këtyre viteve e që kanë sjellë jo vetëm përfitime në infrastrukturë, por edhe një fluks të madh investitorësh të huaj. Ajo që është e rëndësishme të theksohet sipas Helium edhe se gjasat që Shqipëria të pranohet në Bashkimin Europian rreth vitit 2014 janë të mëdha, po të shikosh edhe fluksin e jashtëzakonshëm të fondeve të bllokut dhe investimeve në vend. Ajo çka kjo agjenci parashikon është se me rritjen e investimit të huaj në vend çmimi i pasurive të paluajtshme do të rritet duke çuar nga ana tjetër edhe në daljen në pah të një shtrese të mesme njerëzish në kryeqytet ku do të përfshihen edhe shumë banorë të huaj. Zonat më prioritare dhe më të mira për të investuar sipas kësaj agjencie janë Dajti, Kashari dhe Selita ku kjo shtresë do të preferojë të blejë ose të marrë me qera apartamentet që janë ndërtuar ose po ndërtohen. Ndaj sipas “Helium” investitorët e huaj duhet të marrin në konsideratë këtë vend që përbën për ta një investim fitimprurës dhe afatgjatë.
...