E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia realizoi hartën e çmimeve për të gjitha pronat



Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka realizuar hartën e çmimeve për të gjitha kategoritë e tokave dhe për çdo zonë të vendit. Kjo me përjashtim të sipërfaqeve të cilësuara zonë turistike dhe të mbrojtura me ligj të veçantë. Me anë të kësaj harte do të realizohet si kompensimi financiar i ish-pronarëve, ashtu dhe kompensimi fizik me pronë i tyre. Nga ana tjetër, mësohet se është kërkuar rishikimi i ligjit përsa i përket hartimit të çmimeve të tokave në zonat industriale. Kjo për shkak se në metodikë vlera e këtyre zonave del shumë herë më e lartë nga sa ajo është realisht në tregun vendas. Ndaj dhe ekspertët kanë menduar se është e nevojshme që të ketë ripërshtatje të situatës.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›